Informacione te pergjithshme

SHQIPERIA

  • Siperfaqja: 28,748 km 2.
  • Popullsia: 3.500.000
  • Koha: GTM +1 (2 GTM midis fund të muajit Prill dhe fundit të Tetorit)
  • Kryeqyteti: Tirana (popullsia 553,435)
  • Gjuha: Shqip (pjesë e familjes indo - evropiane)
  • Sistemi politik: Republike Parlamentare
  • Feja: muslimane, ortodokse dhe katolike
  • Aeroporti: Rinas (Nënë Tereza)
  • Hekurudhat: 447 km

Gjeografia dhe kufijte

Shqipëria ndodhet në kufi me Malin e Zi dhe Kosovën në Veri dhe Veri Lindje, me Maqedoninë në Lindje dhe Greqinë në jug. Ajo laget nga deti Adriatik dhe deti Jon në Perëndim dhe ndahet nga Italia përmes kanalit të Otrantos, 82 km.

Shqipëria surprizon turistët me shumëllojshmërinë e peisazhit të saj, të cilat ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të vazhdueshme.

Një larmishmëri peisazhesh nga ato tipike mesdhetare në Perëndim dhe Jug-Perëndim deri te peisazhet e përziera në zonën qendrore dhe masivet malore në pjesën e brendshme të vendit. Në bregdetin e virgjër me rërë dhe guralecë janë ende shumë plazhe për t'u zbuluar. Vendi është i pasur me shumë liqene të bukur në brendësi, me laguna natyrore, rezervate etj.

Klima

Shqipëria ka klimë mesdhetare për shkak karakteristikave të saj malore dhe relievit të thyer. Klima ndryshon përgjatë vendit.

Shqipëria karakterizohet nga vera e nxehtë dhe e thatë dhe me dimër të butë me reshje të bollshme.

Në Alpet Shqiptare, në pjesën veriore, dimri është i ftohtë dhe verëa e ftohtë gjithashtu. Normalisht periudha prej qershorit deri në shtator është karakterizuar nga ditë të nxehta dhe me diell, ndërsa nga tetori në maj moti është i ftohtë dhe i lagësht. Bukuria shqiptare është e vlerësuar por muajt më të mirë për të vizituar Shqipërinë janë Prill, Maj dhe Qershor, si dhe periudha nga mesi i Tetorit.

Monedhë

Kartëmonedhat janë në prerjet e 5000, 1000, 500, 200 lekë. Monedha janë në prerje 100, 50, 20, 10 dhe 5 lekë.

Koha lokale

1 GTM (2 GTM midis fund të muajit Prill dhe fundit të Tetorit)

Shërbimet postare dhe Komunikimi.

Kodi i vendit: + +355.

Zyrat Qëndrore Postare veprojnë në Tiranë, Durrës dhe qytete të tjera duke kryer një shërbim shumë të shpejtë postar midis Shqipërisë dhe vendeve të tjera.

^ Back to Top