Kompleksi Rezidencial ANA

Kompleksi residencial ANA - Kontakt SHPK - Real Estate / Imobiliare

QYTETI I STUDENTIT-QYTETI ME I RI NE BOTE

ANA – dhe qyteti me i ri brenda Tiranes,

Kush e sheh Qytetin Studenti sot, do ti mungonte deshira te vinte serish edhe njehere ne kete lagje te erret, fare afer qendres se ketij qyteti nervoz, qe perpiqet te shtrihet sa me gjere pa gjetur kurre qetesi, ne deshiren per te mbuluar gjithcka me vullnetin e eger te biznesit dhe me largpamesine e femijes qe e desheron gjithcka sot dhe tani. Eshte ajo pjese e ketij qyteti te zhurmshem qe popullohet nga studente, filizat e rinj qe neser  duke dale ne jete, do te kene akoma te ndrydhur ne ndergjegjen e tyre ate erresire te dhimbshme, me ato pak kafe  dhe restorante, me ato banesa te fikura, pa uje, pa ngrohtesi, pa elektrik. 

Mbas nje studimi te gjate urbanistik dhe infrastrukturor grupi I firmes Kontakt dhe ai I CityFörster vendosen ti ndryshojne raportet e drite-hijes ne kete segment te lene pas dore ne kete qyteze dhe qe prej dy vjetesh ekziston nje projekt, I cili eshte bashkepunim I Byrose se Projektimit dhe Urbanistikes CityFörster me qender ne Hanover te Gjermanise,  dhe firmes tashme te mirenjohur te ndertimit Kontakt sh.p.k. www.kontakt.al   Atje ku mbarojne konviktet, ne ate maje ku vigjelojne zjarrefikset e qytetit dhe ku kodra zbret bute ne rruge te elbasanit,  do te ndertohet nje Rezidence banimi gjigande. Krejt e bardhe, si shpirti I ketyre studenteve dhe studenteve, ajo do te zbrese harmonishem pergjate kodres duke siguruar dalje ne rrugen kryesore te elbasanit.

Ne nje areal me rreth 6.000m2 kjo Rezidence, e para e ketij lloji ne shqiperi, dhe qe eshte menduar kryesisht te shiten apartamente, apo te jepen me qera, vetem per studentet dhe administraten e ketij qyteti, do te ngrihet mbi kater objekte baze te cilat krejt natyrshem nepermjet verandave te medha dhe te gjelberuara do te bejne lidhjen harmonike te struktures Rezidenciale.  Firma Kontakt e cila se fundi ndertoi  rezidencen Homeplan ne rrugen Frosina Plaku, www.homeplan.al  e cila eshte e shitur ose dhene me qera ne masen 95%, eshte e specializuar ne ndertimet masive, sa elegante aq edhe funksionale. E vecanta ne punen e Kontakt nuk eshte vetem cilesia, bukuria e fasades, e apartamenteve, e detajeve te gjetura ne cdo vetrate, dritare, dere, ballkon. Jo aspak. Ajo qe eshte e vecante tek Kontakt eshte ruajtja e natyres, duke i marre asaj aq sa i duhet dhe duke i dhene shume me teper nepermjet kultivimit te dhjetera kopshteve te gjelberuara, rrugeve te shtruara, pemeve gjithefare te mbjella jo vetem ne arealin rreth saj, por edhe neper tarracat e rezidences. Ky eshte nje Novum, nje risi e re qe fton te admirohet dhe te ndiqet.

E orientuar krejt nga jugu apartamentet duke filluar nga me te voglat, apartamente studio, dhe ato 1+1, 2+1 dhe 3+1, do te jene te mbytura ne drite dhe diell, ne mes te nje gjelberimi me rruge te shtruara dhe sinjalistike moderne per makina si dhe per bicikleta dhe kembesore. Komplet ne katin e pare do te jene njesite e sherbimit duke filluar nga kafete, baret dhe restorantet si dhe ato te postes, Bibliotekes,  shoqerive telefonike dhe sherbime te tjera qe jane pjese perberese e nje zone te gjalle urbane. Immobiliaret  me ne ze te Tiranes si Centuri21,  e kane futur kete objekt „Per shitje ose dhenie me qera“ qysh ne kete faze ne ofertat e tyre per vitin 2012.

Duke marre parasysh kerkesen gjithnje e me te madhe te te interesuarve prane zyres immobiliare www.immokontakt.al eshte ndertuar nje homepage www.ana.kontakt.al e cila ne informacionin e saj te gjere,  jep mundesine qe me syrin e imagjinates te shikosh nje qytet tjeter nga ai i sotmi, nje qytet modern ku te rinjte te mos jene te detyruar te zbresin ne qytetin e madh, te  zhurmshem dhe shpesh te huaj, porse te jene midis tyre, ne ambientet qe ata i njohin mesemiri, ku  jetojne dhe mesojne  te jene sebashku.

Premtimi i Firmes se ndertimit Kontakt per kete vit eshte te filloje punimet per ti dhuruar kesaj qyteze ate qe asaj prej kohesh i mungon, hijeshine e banimit ne gjirin e natyres.

 

^ Back to Top