Kush jemi ne

Agjentet e kesaj kompanie kane nje strategji dhe nje vizion te qarte per te sjelle ne tregun shqiptar te pasurive te patundshme. Ne besojme se konsumatori shqiptar meriton nje cilesi me te larte sherbimesh sidomos ne blerjen e produktit me te shtrenjte financiarisht dhe tradicionalisht, qe eshte banesa, por jo vetem aq. Per kete, ajo vihet ne sherbim te klienteve te saj, qe mund te jene agjencite ekzistuese te pasurive te patundshme, te cilat duan te perqafojne nje filozofi te re operimi.

Ne u ofrojme sherbime edhe atyre qe duan te nisin nje biznes te ri me nje fryme te re, atyre qe kane ne inventaret e tyre plot pasuri, por qe duan t'u mundesohet nje tregtim me i mire dhe me kosto me te ulet.

Duke qene nje treg i ri, ajo cka synon te ofroje IMMOKONTAKT eshte edhe ndihmesa ne strukturimin e transaksioneve te pasurive te patundshme, duke ofruar nje lehtesi me teper dhe perfitim per te gjithe palet e perfshira, qe nga shitesit, bleresit, agjentet e pasurive dhe agjencite.

Zyra e re e IMMOKONTAKT dhe agjentet e saj do te perfaqesohen jo vetem ne rrjet rajonal, por shume me gjere. Ata do te bashkepunojne me koleget e tyre brenda dhe jashte vendit, per te arritur nje shkembim produktiv, jo vetem te produkteve, por edhe te eksperiencave.

Ne kendveshtrimin e agjenteve te kesaj zyre, vizioni i IMMOKONTAKT do te shoqerohet me suksesin dhe cilesine e sherbimit te stafit, te gjitha keto te mbeshtetura ne menyre te vazhdueshme nga fushata promocionale.

STAFI

Ne kemi krijuar nje mjedis që inkurajon zhvillimin personal, shperblejme iniciativen dhe nxisim një frymë bashkëpunimi dhe punen ne grup.
Ne mbështesim  barazinë dhe diversitetin  në të gjitha nivelet e biznesit tonë.

Si një organizatë që vlereson  kontributin e stafit, ne gjithashtu jemi të përkushtuar për një program qe udhëzon dhe  mbështet anëtarë e rinj.

Dhe ne jemi krenar per ekipin tonë Inovativ - një grup i zgjedhur nga profesionistë të IMMOKONTAKT, idetë e të cileve  jane nje risi per kompaninë.
Ne krenohemi me ekipin tonë  që ofron një shërbim të pakrahasueshëm dhe rezultate te shpejta.

KUSH ESHTE KONTAKT?

Nuk eshte thjeshte nje emer marke,  eshte sinteza e nje pervoje 12-vjecare qe ka njohur vetem rritje dhe kjo jo rastesisht apo e ndihmuar nga situatat e favorshme ekonomike. Ajo cka e dallon kete kompani ne treg eshte suksesi i emrit dhe logos me te famshme ne fushen e ndertimit.

Kontakt është një kompani inxhinierike që ofron shërbime të kualifikuara dhe me njohuri të lartë. Vizioni ynë për klientët tanë, njerëzit dhe komunitetet, jane vlerat tona për të ndihmuar per të ndërtuar një botë më të mirë: etika, respekti reciprok, siguria dhe qëndrueshmëria.

^ Back to Top