Këtë muaj në Maqedoni fillon aplikimi për projektin “Blej shtepi, blej banese”

Qytetarët të cilët nuk kanë banesë ose shtëpi të mos e mendojnë gjatë, por të shfrytëzojnë mundësinë që ofron ky projekt. Kështu bëri apel kryeministri Nikolla Gruevski. Ai ftoi të gjithë kryebashkiakët të formulojnë planet e detajuar urbanistike për të siguruar sa më shumë hapësira  dhe truall  për ndërtimin e shtëpive të reja. Sipas kryeministrit, shtëpia ofron më shumë mundësi sepse në të ardhmen mundet të ndërtohet edhe më tej. “Të mos ndodh vetëm të blihen banesa, por të ndërtohen dhe të blihen shtepi, shpresoj se edhe kompanitë do të duan të zhvillojnë projekte të lagjeve të reja të banimit”, deklaroi Nikolla Gruevski, kryeministër i Maqedonisë.

Sipas ministrit të financave, drejtuesit e bankave, përveç për shtëpi ose banesë të re, do iu ofrojnë qytetarëve mundësinë që të kenë kushte të njëjta edhe  për të marrë kredi për të ndërtuar tashmë shtëpitë e tyre. “Do të mundësojmë që edhe ndërtimi i shtëpive të jetë i përfshirë në këtë projekt. Por leja e ndërtimit do të duhet të jetë në emër të personit që kredi- kërkuesi plotëson kushtet e tjera”, tha Zoran Stavrevski, ministër i financave. Drejtuesit e bankave thonë se me këtë projekt do të mund të fitojnë kredi edhe ata qytetarë, të cilët deri më tani nuk kanë mundur të marrin kredi banesore pra të gjithë ata që deri tani nuk kanë mundur të blejne shtepi. 

Prej nesër fillon aplikimi i projektit “Blej shtepi, blej banese”. “Ne nuk presim që nesër të ketë jehonë të kërkesave për kredi. Me siguri do të ketë dinamikë për kredi gjatë gjithë vitit, sepse shifra prej 2500 kredi banesore nuk është e vogël dhe do të ketë proces më të gjatë për miratim”, theksoi  Gjorgji Jançevski, kryetar i Odës bankare. Ata të cilët deri në 1 mars nuk do të arrijnë të aplikojnë  për të marrë ndihmën nga projekti “Blej shtepi, blej banese” do të duhet të presin deri në shpalljen e radhës.

 

Blej Shtepi, Blej Banese
Blej Shtepi, Blej Banese
Blej Shtepi, Blej Banese
^ Back to Top