Shtepi e embla shtepi!

Ngjyra, dizenjo, forma asimetrike dhe materiale nga më të ndryshmet. Shqiptarët i duan të gjitha në shtëpinë e tyre, thotë arreduesi gjerman, Martin Lerch. “Jo të gjithë kanë luksin për të zgjedhur orenditë në sallonet e fjalës së fundit të modës. Ka nga ata që paraqiten me modele të gatshme apo me katalogë, nga ku kanë zgjedhur tendencat e fundit. Por, kjo jo gjithnjë funksionon”. Një ambient banimi, thotë z. Lerch, duhet të jetë sa estetik aq edhe funksional. “Sa më shumë hapësira të lira. Përveç dhomave vetjake, pjesa tjetër e shtëpisë mund të jetë një mjedis i madh, qoftë edhe pa mure”, propozon arreduesi Martin Lerch. Sipas tij, tendenca arkitekturore është rikthimi në konceptin “shtëpi e ëmbla shtëpi”.

“Të zotët e shtëpive në Shqipëri duan të jenë vetë në linjën e parë të projektit apo ristrukturimit arredues. Ata kanë nisur të preferojnë dhoma me shumë dritë, me pak zhurmë nga rruga. Nuk lodhen duke bërë vizita në dyqanet e arredimit për të zgjedhur rubinetet, lavamanët, kolltukët, perdet etj. Shtëpia duhet të jetë autentike, shprehje e personalitetit të tyre e mënyrës së jetesës”, thotë arreduesi.

Ata që blejnë një shtëpi dëshirojnë, thotë arreduesi, të pohojnë personalitetin dhe këtë e bëjnë duke zgjedhur objekte që iu përshtaten. “Në këtë rast mund të jetë një pikturë, madje ka raste kur një ambient arredohet në funksion të kësaj vepre arti. Fiton një mënyrë bashkëjetese me artin. Nëse veprat janë disa, atëherë mund të mbërrihet në ekstrem, për ta shndërruar shtëpinë në galeri. Madje, shpesh televizioni vihet mes kontureve të një kornize”, thotë z. Lerch. Ai këshillon edhe shumë gjelbërim. Ky është një element që nuk duhet harruar.

Në procesin e krijimit të mobilieve, përkrah ngjyrave plotësuese qëndrojnë dhe idetë e dizajnit. “Teknologjia prapa rafteve, sirtarëve, altoparlantëve të vënë në mure dhe monitorë vazhdon të rrokë popullaritet për t’i pasur në shtëpi”. Fjala e duhur është ‘krijimtari’ dhe në fund të fundit, kufijtë nuk kanë vend në vendosje e kombinime.

Lajmi i keq: Vitet ‘70 janë kthyer. Lajmi i mirë: Nuk janë sikundër i mbani mend. Sipas Herve Loiselet, kjo është tendenca e vitit 2011. “Stili i viteve ‘70 është pak a shumë si stili i mobilimit që gjeje në Shqipëri në këto vite. Mobilie të thjeshta, deri-diku primitive prej druri. Ngjyrat që përdoren janë të forta, madje shpesh mund të kundërshtojnë njëra-tjetrën. Megjithatë nuk mund të flitet vetëm për një stil, ka disa që përbëjnë këtë tendencë. Pak barok, pak cute, pak mash, pak refined. “Në Shqipëri, njerëzit shpesh të thonë, dua diçka të ndërmjetme, pak klasike e moderne. Po, nuk ka një stil të tillë. Një ambient ose duhet të jetë tërësisht klasik ose tërësisht modern. Rrugë të mesme nuk ka.

Ndaj është shumë e rëndësishme që të kuptohet se çfarë dëshirohet në të vërtetë. Ndodh shpesh që klientët nuk guxojnë të thonë se çfarë stili ju pëlqen ose iu përafrohet. Më duhet të hyj në psikologjinë e tyre e pasi ta kem kuptuar, mund të bëj ideimin. Në fund të fundit, jam duke krijuar për klientin dhe jo për veten, ndaj është e rëndësishme që të përcaktohet që në fillim se cila do të jetë rruga që do të zgjidhet. çdokush duhet të ndihet komod në mjedisin ku do të qëndrojë. Edhe nëse nuk më pëlqen stili i tij, do ta ndjek deri në fund, do t’i shtoj pak nga dozat e mia, por më duhet të vlerësoj klientin”, thotë z. Loiselet.

Shtepi e embla shtepi!
Shtepi e embla shtepi!
Shtepi e embla shtepi!
^ Back to Top