Si te mobilosh nje Apartament 1+1

Ndriçimi, drejt natyralitetit

Përsa i përket ndriçimit ne nje apartament 1+1, po parapëlqehet mundësia e ndriçimit natyral. Materiale të tejdukshme perimetrale, veçanërisht me xham, dritare gati një faqe muri ose që zënë sipërfaqe të madhe, krijojnë një afërsi të pjesës së brendshme të shtëpisë me natyrën.

Gjithashtu, ky ndriçim natyral, kombinuar me ngjyrën e bardhë ose nuancat e saj të përafërta, të cilat janë edhe ngjyrat e momentit, jep idenë e një sipërfaqeje shumë të madhe, që në studimet e arkitektëve të ndryshëm të huaj krijon edhe një sipërfaqe fiktive dy herë më të madhe se sa ajo reale.

Ndryshim në koncept dhe formë

Themi në koncept, sepse jeta është bërë më e shpejtë dhe arredimi po e pasqyron dhe ndjek atë. Një ndryshim; nëse më parë këndi i gatimit ne nje apartament 1+1 ishte një nga pjesët më të rëndësishme të shtëpisë, tashmë ushqimet e shpejta, të ngrënit jashtë, kanë bërë që këndi i gatimit, përveçse të jetë një nga pjesët më periferike të shtëpisë, të riformatohet dhe në formë.

Nuk bëhen më ato ‘kondrabufetë’ sa një faqe apo dy faqe muri, që të zënë frymën dhe pamjen. Nëse përmendim vilat aty ka veçori numri i kateve, të cilat tanimë po ndahen sipas funksioneve. Funksionet shoqërore vendosen në katin e parë dhe funksionet intime gjithmonë në katet më të larta.

Për sa i përket elementëve formalë të dekorimit, tendencat janë materialet e pastra, rustike, gur përzier me metal, xham, dru. Rrinë fare mirë të tëra bashkë dhe bashkë me gjelbërimin e bëjnë shtëpinë shumë moderne dhe sa më pranë natyrës, ashtu siç duhet të ndihet në thelbin e tij të qenësishëm njeriu.

Eliminimi i kondicionerëve

Një veçori tjetër e arredimit ten je apartament 1+1 në kohët e fundit është eliminimi i kondicionerëve për ngrohjen e ambientit. Gjithmonë e më shumë në ndërtimet e reja, edhe të pallateve, po ndërtohen sistemet me ngrohje qendrore.

Një sistem ky i cili duhet projektuar që në fillim të një projekti ndërtese, pasi ka shumë faktorë, të cilët merren parasysh, që nga ato estetike deri në ata më të rëndësishëm, të sigurisë.

Eliminimi i kondicionerëve sjell jo vetëm një ngrohje më të njëtrajtshme të gjithë ambienteve të shtëpisë në mënyrë të njëjtë, eliminon sëmundje, ul koston e vendosjes së kondicionerëve në çdo dhomë, heq angaritë e pastrimit dhe riparimit të tyre, por vlen edhe nga ana estetike.

Gjelbërim brenda shtëpisë

Duket më e parëndësishmja nga të gjitha, por luan në të vërtetë një rol të rëndësishëm në arredim. Mund t’u duket çudi, por tendenca më e re është eliminimi i vazove të luleve nga shtëpitë! Ambienti i gjelbër duhet zëvendësuar dhe kjo bëhet me minilulishte brenda shtëpisë.

Që do të thotë krijimi i një sipërfaqeje të madhe, që në stilet më moderne të arredimit zgjidhet kryesisht në qendër të shtëpisë, me mbjelljen e bimëve të shkurtra, të cilat përveç formës kërkojnë dhe një përshtatje ngjyre me ambjentin përreth.

Ky koncept ‘garden-in-the-house’ zgjedh bimësi që durojnë mungesën e dritës ose anasjelltas. Dheu mund të ndërrohet çdo vit si edhe vazot. Eksperimentohet kryesisht në shtëpitë e të pasurve në Tiranë, atyre që nuk kanë vila, por kanë apartamente të bollshme ama, e që mund të realizojnë lehtësisht shumë fantazi dhe tendenca që iu propozojnë arkitektët.

Si te mobilosh nje Apartament 1+1
Si te mobilosh nje Apartament 1+1
Si te mobilosh nje Apartament 1+1
Si te mobilosh nje Apartament 1+1
Si te mobilosh nje Apartament 1+1
^ Back to Top