Vendimi Komisioni i Ekonomise shtyn afatin e bonove te privatizimit

 

Komisioni parlamentar i Ekonomisë vendosi sot shtyrjen e afatit për bonot e privatizimit. Kështu, një lajm i mirë erdhi sot për të gjithë ata që kanë bono privatiizmi, pasi afati i tyre styhet deri në vitin 2013.

Komisioni i Ekonomisë e shtyu këtë afat edhe 2 vjet të tjera vetëm më votat e deputetëve të mazhorancës, ndërsa pala opozitare nuk mori pjesë në votim. Sipas përfaqësues të ministrisë së Financave, ky afat shtyhet me qëllim përdorimin e mëtejshëm të këtyre instrumentave financiarë që gjendën në duart e individëve.

Tags: 

Forma e kontratës së shitjes së pasurive të paluajtshme dhe rëndësia e saj

 

Forma e një kontrate civile, si marrëdhënie juridike civile midis palëve, qëndron në manifestimin e jashtëm të vullnetit të palëve kontraktuese. E drejta jonë civile, referuar nenit 80 të Kodit Civil, afirmon parimin e përgjithshëm të lirisë së formës. Në nenin 676/2 parashikohet se shfaqja e vullnetit për lidhjen e kontratës mund të jetë e shprehur apo në mënyrë heshtësore.

Banka Shqiperise: Kreditë e këqija arritën 19 për qind

 

Kreditë e këqija në muajin tetor kanë kapur nivelin rreth 19 për qind. Në raportin statistikor të Bankës së Shqipërisë reflektohet edhe niveli i kredive me probleme të ndara sipas disa kategorive. Kështu, pjesa më e madhe e kredive janë hua nënstandarte në nivelin 8.77 për qind, huat e dyshimta zënë 4.15 për qind të totalit të kredive të dhëna nga sektori bankar, ndërkohë që huat e humbura vlerësohen të jenë në nivelin 5.11 për qind.

Shqipëri, bien interesat e kredive

Kriza nuk është e thënë të ketë vetëm pasoja negative. Në fakt, ftohja e kërkesës për kredi nga bizneset dhe veçanërisht nga individët gjatë vitit të kaluar, sollën rënie të mëtejshme të interesit mesatar të kredive të akorduara nga sistemi bankar.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë si dhe ato të raportuara nga Shoqata e Bankave, tregojnë se interesat e kredive të dhëna, si për euron ashtu edhe për lekun, qenë më të ulëta gjatë vitit të kaluar dhe shënuan një rekord minimal shumëvjeçar.

Tags: 

Çfarë është kredia hipotekore?

 

Kredia Hipotekore është linjë krediti që jepet nga Institucionet Financiare (bankat) në mënyrë që huamarrësit t'i perdorin ato për të blerë një shtëpi ose ndërtimi i një prone të destinuar për banim.

Tags: 

Shtëpi për 959 familje të pastreha në vitin 2012

Politikat e strehimit,: 100 apartamente me kredi dhe 859 banesa sociale me qira.

Pritet që qeveria gjatë këtij viti të sigurojë strehim për disa qindra familje, të cilat nuk kanë një banesë. Kjo do të bëhet përmes dy programeve që tashmë kanë kohë që po zbatohen, siç janë banesat sociale me qira dhe banesat me kosto të ulët. Ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi, në daljen publike para mediave për përmbledhjen e arritjeve të vitit të kaluar dhe objektivat e vitit 2012, dha detaje edhe mbi politikat e strehimit, duke detajuar me shifra. Ministri theksoi se gjatë vitit 2012 objektiv i Ministrisë do të jetë “sigurimi i strehimit të 959 familjeve, 859 familje nëpërmjet vënies në eficiencë të banesave sociale me qira të ndërtuara në 7 bashki dhe 100 familje të tjera nëpërmjet programit të kreditimit të lehtësuar”.

Inflacioni, norma e interesit dhe pasuritë e paluajtshme në vitin 2012

Inflacioni në Eurozonë pritet të raportohet në trend rënës dhe parashikimet kanë rritur spekulimet dhe pritshmërinë se në mbledhjen e muajit shkurt, Banka Qendrore Europiane do të ulë më shumë normën bazë të interesit. Zyra europiane e statistikës raportoi se parashikon që çmimet konsumatore në bllokun Eurozonës të jenë rritur me 2.8 për qind në muajin Dhjetor. 

Hipoteka, dokumentet qe duhen per regjistrimin fillestar te prones

Procedura zyrtare qe zbatohet nga Zyrat e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme. Dosjet me dokumentet qe duhen per secilen kategori pronash

Tags: 

- PASURITË E PALUAJTSHME, TREGU NË ZHVILLIM NË SHQIPËRI

 

Tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri ka nisur të marrë zhvillim, ndonëse nga ekspertët vlerësohet ende i paorganizuar sipas parametrave ndërkombëtarë. Ndonëse ndërtimet zënë pjesën kryesore të zhvillimit ekonomik, për tregun e pasurive të paluajtshme ende mungojnë studimet e mirëfillta të mjedisit, arkitekturës, planifikimit, urbanizimit, etj.

Sektori i ndërtimit mbetet partner kryesor në zhvillimin e këtij sektori, pasi dhe vendi që ai zë në të ardhurat kombëtare, është i konsiderueshëm, pasi ai kontribuon me 18% të PPB-së.

Projektuar per te jetuar!

HOMEPLAN eshte nje rezidence banimi, me vendndodhje ne Tirane, ne nje nga zonat me zhvillim me te shpejte persa i perket projekteve rezidenciale.

Pages

^ Back to Top