Po kerkoni nje prone per te blere?

 

Deshironi qe te jete nje okazion per ju ?

Nese drejtoheni ne agjencine tone, jeni ne rrugen e duhur!

Se pari deshirojme t'ju kujtojme se prona okazion nuk jane vetem ato prona qe kane çmimin me te lire per ju ne listen e pronave te perzgjedhura.

Ka prona shume preferenciale qe plotesojne shume kushte per te qene nje prone optimale dhe nese kjo prone ka nje çmim konkurues ne raport me tregun e pronave te asaj zone, padyshim qe eshte nje rast qe nuk duhet humbur.

Investimi i kapitaleve ne prona eshte nje sipermarrje e sigurte me IMMOKONTAKT

Ndryshimet ekonomike dhe krizat financiare jo rralle kane goditur kete sektor, por, garancia e nje pasurie, prone te paluajteshme, ben qe me kalimin e kohes vlera e tyre te jete ne rritje dhe invistemi te marri vlera me te larta fitimi.

Ndryshimet e çmimeve, dhe tregu në rritje, nga faza fillestare e ndertimit deri ne perfundimin e objektit, eshte nje e ardhur e garantuar qe konkuron me oferetat e depozitave bankare.

Indeksi i kushtimit në ndërtim - tremujori i tretë 2011

Në tremujorin e tretë 2011, Indeksi i Kushtimit në Ndërtim arriti 100.1 përqind (Trem. I 2011 = 100%), duke shënuar një rritje prej 0.3 përqind kundrejt tremujorit të mëparshëm. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2010 Indeksi i Kushtimit në Ndërtim ka shënuar një rritje me 0.4 përqind. Një vit më parë ky ndryshim ishte 0.47 përqind.

Indeksi i kushtimit në ndërtim - tremujori i tretë 2011
Tags: 

Informacioni qe duhet te dini per vleresimin e Pasurive te Paluajtshme

 

Çfarë është vlerësimi i pasurive të paluajtshme?
 
Vlerësimi i pronës është një përllogaritje e vlerës së pronës sipas të dhënave të caktuara, e përcaktuar nga një vlerësues profesionist i kualifikuar apo nga një vlerësues pronash. Vlerësimi i pronës që do të shërbejë si kolateral për bankën është një nga dokumentat me të rëndësishëm për bankën. Bazuar mbi vlerën e nxjerrë nga eksperti banka bazon dhe vlerën e kredisë (në bazë të kritereve të percaktuara).
 
Vlera e pronës mund të bazohet në kostot e zëvendësimit, shitjet e pronave të krahasueshme apo në kapacitetin e pronës per të prodhuar të ardhura.
 
Vlerësimet përfshijnë një inspektim fizik të pjesës së brendëshme dhe të jashtme të një enti banimi, si edhe një vlerësim të zonës përreth. Rezultatet e këtij inspektimi më pas paraqiten në një raport vlerësimi që evidenton çdo kusht që mund të ketë ndikim negativ në vlerën e pronës, si p.sh. nëse ka nevojë për riparime për ta bërë shtëpinë të banueshme apo në rastin e ekzistencës së kushteve negative të mjedisit.
 
Të gjithë vlerësuesit duhet të ndjekin udhëzimet specifike dhe standardet profesionale të perpiluara për të siguruar që vlerësimet e tyre janë të sakta dhe që për të aritur në to është përdorur një metodologji konsistente.
Tags: 

Nga vizionet te krijosh vlera

Ne seminarin mbi zhvillimin e Firmes se ndertimit Kontakt per vitin 2011 dhe vizionin per te ardhmen qe u zhvillua ne ambientet e Administrates se Firmes ne rrugen Frosina Plaku, u mbeshtet politika e deritanishme, „Te shesim Apartamente me cmimin me te lire ne zone per nje kualitet 2 here me te larte“,  e ndjekur me konseguence nga Bordi me Administrator te Pergjithshem Z. Bektashi, si dhe u miratua buxheti vjetor i investimeve per vitin ne vazhdim.

Ana Kontakt

Immokontakt - Si te blesh nje shtepi

 

Per shume njerez, blerja e nje shtepie eshte nje sfide e madhe. Suksesi ne blerjen e nje shtepie varet nga kerkimet qe ju kryeni para blerjes se saj si dhe nga administrimi qe ju i beni te ardhurave tuaja.

Kur blini nje shtepi, kerkoni ndihme ne menyre qe:

Si te kursesh Energji me HOMEPLAN - 23.12.2012

 

Përse duhet të më interesojë efiçenca e energjisë?
Cmimet e energjisë po rriten, sidomos energjia elektrike, dhe pritet të rriten edhe më tepër. Në Shqipëri, zgjedhja e energjisë për shtëpinë tuaj është e kufizuar dhe standarti i izolimit të ndërtesave është i cilësisë së ulët. Në terma të thjeshtë kjo do të thotë që ju duhet të ngrohni apo të ftohni shtëpinë tuaj më tepër dhe kështu do të keni kosto më të larta. Por nuk është e thënë të jetë kështu!
 
Pra, cilët faktorë ndikojnë në sasinë e energjisë që përdorni?
Energjia humbet nëpërmjet mureve, çatisë dhe dritareve të shtëpisë suaj. Energjia humbet gjithashtu nëpërmjet sistemeve ngrohës apo ftohësve jo efektivë. Zgjidhja e këtyre dy problemeve mund të rrisë efiçencën tuaj në përdorimin e energjisë dhe gjithashtu mund ta bëjë shtëpinë tuaj më të rehatshme për të jetuar.

INSTAT: 33% e shtepive aktualisht te pabanuara - 22/12/2012

 

Census 2011 nxjerr në pah që rezultojnë të banuara vetëm 67.2% e totalit të banesave në territorin shqiptar. Sipas dokumentit të publikuar dje nga Instituti i statistikave, Numri i përgjithshëm i banesave në Shqipëri bazuar në të dhënat paraprake të Censusit të vitit 2011 është 1,075,881. Në censusin e vitit 2001, numri i banesave ishte 785,515. Përqindja e rritjes së numrit të banesave në krahasim me vitin 2001 është 37.0%. Popullsia rezidente është e përbërë nga 1,421,810 meshkuj (50.2%) dhe 1,409,931 femra (49.8%). Për herë të parë në historinë e censuseve të kryera në Shqipëri popullsia e cila jeton në zonat urbane është më e madhe se ajo në zonat rurale. Kështu, 53.7% e popullsisë jeton në zonat urbane dhe 46.3% në zonat rurale. Vlerësimi paraprak i numrit të personave që kanë refuzuar këtë census është 29,355 (1.04 %). Llogaritja e kësaj kuote bazohet në vlerësimin paraprak të numrit të banesave që kanë refuzuar të marrin pjesë në census dhe është e përshirë në numrin gjithsej të popullsisë.
Tags: 

Shitjet ne bregdet - 22/12/2012

Tregu imobiliar i shitblerjes së pronave të patundshme në Shqipëri duket se ka hyrë në një fazë interesante, ku spikat sidomos ai i shitjeve në bregdet. Kjo për faktin se gjithmonë e më tepër për këto lloj pasurish, e sidomos për tokat dhe apartamentet në zonat turistike dhe kryesisht në bregdet, një interes të madh po tregojnë tashmë edhe të huajt.

Tags: 

Sistemi i ri i Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme - 22/12/2011

Sistemi i regjistrimit të pasurive të paluajtshme ka kaluar në një sërë fazash për të mbërritur në formën e tij të sotme. Në të kaluarën regjistrimi i pasurive ka qenë fragmentar dhe me një model krejtësisht të ndryshëm nga koncepti i sotëm i regjistrimit të pasurive të paluajtshme.

Tags: 

Pages

^ Back to Top