Planet Urbanistike te Tiranes ne vite

Përshkrimi i Shkurtër i Planeve Urbanistike të Qytetit të Tiranës në Vite

Arkivi Qëndror Teknik i Ndërtimit (AQTN) disponon një dokumentacion shumë të pasur në fushën e urbanistikës, për të gjitha qytetet shqiptare, dhe veçanerisht për qytetin e Tiranës.

Ky përshkrim i shkurtër urbanistik i qytetit të Tiranës, do të bazohet plotësisht në dokumentat e AQTN-se, duke filluar nga dokumenti i parë që i përket vitit 1917 e deri tek plani rregullues i vitit 1990.

Ky përshkrim urbanistik ka për qëllim të japë disa njohuri historike urbanistike për qytetin e Tiranës, disa aspekte të zhvillimit të tij urbanistik, shtrirjen e tij territoriale dhe rritjen e tij si qendër banimi, administrative, industriale, etj.

Në këtë studim do të kalojmë në disa periudha të administrimit të shtetit shqiptar, si :

  • Periudha e pushtimit austro-hungarez, 1914-1925;
  • Periudha e mbretit Zog, 1925-1939;
  • Periudha e pushtimit italian 1939-1944;
  • Periudha mbas çlirimit, 1945-1990.

Në periudhën e pushtimit Austro - Hungarez kemi dokumentin e parë vizatimor, që është një planimetri e qytetit të Tiranës, në Shk. 1:5000 (Situacion topografik) viti 1917. Në këtë planimetri qyteti ze një siperfaqe prej 305 ha, ku zona e banimit zë 98,2% të sipërfaqes së qytetit. Në këtë periudhe popullsia është 15 000 banorë dhc dëndësia e popullsisë del afërsisht 50 banorë/ha. Qyteti zhvillohet historikisht rreth celulës së pazarit. Zona e banimit shtrihet kryesisht në veri e në lindje. Më 1918 kemi gjendjen ekzistuese të rrugëve të Tiranës, hartë kjo në Shk.l :5 000. Një nga faktorët e rëndësishëm që i dhanë hov relativisht të shpejtë kësaj qendre të banuar ishin karvanet që vinin nga skaje te ndryshme të vendit, që luajtën një rol të veçantë në strukturën e brendshme të qytetit, duke krijuar skeletin e parë të rrjetit rrugor.

Zona e banimit dhe ajo ekonomike u lidhën me një sërë rrugësh e rrugicash, që përbënin dukurinë më karakteristike të qytetit. Nga kjo masë rrugësh e rrugicash binin në sy rrugët ndërkrahinore, si ajo e Durrësit, e Shkodrës, e Kavajes, Dibrës, Elbasanit, etj. që kryqëzoheshin në qendër (pazari). Situacion topografik i vitit 1921. Qyteti rritet me 15 %, pra 350 ha. Gjendja e rrjetit rrugor është e njëjtë. Qyteti ka tendencë të rritet ne drejtimin VL-JP. Plani i parë rregullues është ai i vitit 1923, realizuar nga austriakët. Rrjeti i ri rrugor tenton të jetë kuadratik në përgjithësi, por më shumë merr parasysh drejtimin sidomos të rrugëve radiale dhe të disa rrugicave kryesore. Ky plan rregullues nuk është një plan i mirëfilltë, por kërkon të drejtojë rrugët e rrugicat e shtrembëra të qytetit.

Qendra e qytetit është përsëri pazari. Plani i dytë rregullues, është ai i vitit 1926, ku konturohet për herë të parë qëndra e qytetit dhe aksi V - J i bulevardit. Qëndra administrative do të ndërtohej në JP të pazarit, Lana do të sistemohej me segmentin A-B, në figurë, kurse sheshi "Sulejman Pasha" do të, realizohej rrethor me rrugë radiale që dalin prej tij. Plani rregullues i vitit 1926 është më tepër një rishikim i planit rregullues të Vitit 1923 në drejtim të sistemit rrugor.

Qëndra e Tiranës më 1926, siç duket edhe në situacionin topografik të këtij viti, ishte e pasistemuar dhe pjesa jugore e perëndimore e qytetit ishte pothuajse e pazënë. Në këtë zonë konturohet bulevardi dhe godinat administrative. Shteti i mbretit Zog i dha një rëndësi të madhe zhvillimit të qytetit sipas planeve rregulluese urbanistike. Në këtë periudhë kemi disa variante të planeve rregulluese si dhe zbatimin e një pjese të tyre.

Plani i parë rregullues i periudhës së mbretit Zog është i vitit 1928. Në këtë plan rregullues në Shk. 1:5 000, duket qartë sistemi kuadratik i rrjetit rrugor, sidomos në zonën e Tiranës së Re. Këtu konturohet me saktësi aksi i bulevardit me qëndrën administrative, nga pazari deri në skajin e kodrave në jug, tek Pallati Mbretëror në këtë plan rregullues është bërë sistemimi i Lanës dhe parcelimi me emra pronarësh në Tiranën e Re. Plani i dytë rregullues i periudhës së mbretit Zog është ai i vitit 1929, në Shk1:5 000. Këtu konturohet i gjithë aksi VJ i bulevardit, nga stadiumi në veri deri në jug tek Pallati Mbretëror.

Në këtë hartë përcaktohen kufijtë e qytetit, që brendashkruajnë një sipërfaqe 4,5 km2 dhe paraqiten me vijë jeshile, kurse vija e kuqe tregon zonën e qëndrës së qytetit, bulevardit dhe zona përreth, që do ti nënshtroheshin një ndriçimi bashkëkohor (më 1930 fillon ndërtimi i bulevardit). Për shkak të zhvillimit të vrullshëm ekonomik dhe si qendër administrative, me urdhër të mbretit Zog, përcaktohen kufijtë e rinj të qytetit. Kufiri i ri përbënte një rreth, me qendër në sheshin “Su]ejman Pasha" dhe me rreze 2,2 km, pra ky kufi brendashkruan një sipërfaqe 12 km2. Duke qënë se nga regjistrimet e popullsisë që u bënë në vitin 1930, popullsia ishte 30 000 banorë, dëndësia = 2 500 banorë/km2. Zgjerimi i kufijve do të bëhej për dhënien mundësi të rritjes së zonës së banimit e gjelbërimit në pjesën lindore, dhe zhvillimin e industrisë në zonën perëndimore. Ky rreth kalon në tetë pika poligonale. Ky variant i përcaktimit të kufijve nuk u realizua. Kufijtë përfundimtarë të qytetit u përcaktuan më 1931, sipas një vije të thyer që kalonte në tetë pika poligonale dhe që brendashkruante një sipërfaqe 6 km2.

Plani rregullues i vitit 1934 detajon vetëm Tiranën e Re, mbështetet plotësisht mbi planin rregullues të vitit 1928 dhe jep saktësisht parcelat e çdo kuartalli me numra e emra pronarësh. Plani rregullues i Tiranës së Re i vitit 1940 ka ndryshime të mëdhaja nga ai i vitit 1934, sepse zona e rrathëve bashkëqëndrorë prishet dhe aty kalon një pjesë e unazës së qytetit. Planimetria e vitit 1938 tregon sistemimin e ri të Lanës, perpendikular me bulevardin në pjesën më të madhe të gjatësisë së tij dhe shtrirjen e rrjetit rrugor e parcelimet përtej rrugës së Elbasanit. Plani rregullues më i plotë dhe i studiuar mirë ka qënë ai i vitit 1942. Punimet për këtë plan rregullues kanë filluar në vitin 1939 dhe përfunduan në vitin 1941.

Ky plan rregullues u publikua në gazetën zyrtare më 1942. Projektidea e tij u realizua me 1940 nga arkitekt Gherardo Bosio. Ky plan rregullues ndahet në disa etapa :

- Etapa I Gjendja ekzistuese

Me 1937 Tirana zinte 500 ha dhe një popullsi afërsisht 35 000 banorë. Zona e banimit shtrihet kryesisht në V e L. Rrjeti rrugor: Bulevardi "Vitorio Emanuele" i ndërtuar komplet, kurse "Viale del Impero" është në ndërtim, rruga e "Durrësit" dhe e “Kavajes” e zgjeruar. Linjë tjetër kryesore është rruga “Rexhina Elena”, nga e cila dalin disa radiale, si rruga e “Dibres”, "Hoxha Tahsim", etj. Me këtë rrjet rrugor ishte i pamundur zhvillimi i qytetit në perspektivë, duhet të ndërtoheshin rrugë transversale. Vetëm rruga "General Pariani", “Asim Vokshi”) ishte lidhëse e rrugës së “Durrësit” me "Viktor Emanuele".

- Etapa II Zhvillimi i ardhshëm i qytetit

Tirana, si një qytet në rritje e në zhvillim dhe ardhja e shumë administratorëve dhe qytetarëve italianë, bënin që ky plan rregullues për të dalë sa më ekonomik, mos të mendonte për periudha të shkurtra zhvillimi, por për periudha 5-100 vjeçare. Tirana më 1937 kishte 35 000 banorë, kur filloi puna për hartimin e planit rregllues me 1939 II bë 40 000 banorë dhe në mbarimin e planit rregllues numëronte 75 000 banorë dhe shtrirja e qytetit u zgjerua nga 500 në 800 ha. Kështu, që plani rregullues duhet të parashikonte zhvillimin e qytetit për një periudhë 60 vjeçare, ku popullsia mund të arrijë në 130 000 banorë dhe sipërfaqja e qytetit 1 100 ha, pra d = 130 banorë/ha, një shifër kjo mesatare për një qytet me karakter ekstensiv.

Master plani studion një zonë të shtrirë në 2 800 ha, duke përfshirë këtu dhe zona militare, aeroportin, zona lidhëse, industriale, që së bashku bëjnë I 700 ha. E rëndësishme në master planin ishte edhe kufiri i Tiranës midis bashkisë dhe komunave përreth. Ky kufi përfshin një sipërfaqe 7 300 ha. Zonat e gjelbërta do të ishin 132 ha, zona sportive 33 ha, parku mbas universitetit 22 ha.

Zona e banimit do të ishte 660 ha. Qyteti do të zhvillohej në veri, përtej lumit të Tiranës, pra do te krijohej një zonë satelit, që do të lidhet me qytetin me ura-rrugë. Kjo qytezë do të kishte shumë gjelberim - CITT A GIARDINO. Zona industriale do ishte ne VP dhe JP, midis tyre do të ndërtohej një qytezë punëtorësh. Hekurudha ne JP të qytetit do të lidhte Tiranën me Durrësin dhe lindjen e Shqipërisë, një degëzim i saj do të shkonte në zonën industriale.

Zona spitalore dhe varrezat, do të ishin në lindje të qytetit, kurse në VP afër zonës industriale do të ishte zona ekspozitave e panaireve. Aeroporti do të ishte në P të qytetit.

- Etapa III Sistemi i rrugëve - Radial-unazor.

Brenda në qytet rrjeti rrugor është kuadratik, sistemimi i Lanës si arterie perëndim- lindje, bulevardi '"Viale del Impero" është aksi VJ i qytetit, unaza e madhe e qytetit kalon ne dy skajet VJ të bulevardit, unaza e mesme dhe unaza e vogël, si dhe disa unaza pjesore. Tjetër linjë kryesore është arteria paralel me pjesën P të unazës sa madhe që shkarkon në stacionin e trenit. Ky plan i përgjithshëm i rrugëve ndahet në 9 pjesë, për të parë më mirë nga afër, se ku kalojnë rrugët e reja, për shpronësimet, etj. Të gjitha ndertimet e theksuara me të zezë në hartë do të qëndrojnë, sepse respektojnë planin rregullues.

- Etapa IV Kondicionet urbanistike të qytetit

Në këtë pjesë, të planit rregullues jepet me detaje mënyra e ndërtimit të kuartallit, gjerësitë e rrugëve e trotuarëve, mënyra e vendosjes së godinave, lartësia e tyre dhe e çdo kati, gjelbërimi e ndriçimi i rrugës, etj. Me "A" shënohet zona intensive, me "B" zona gjysmë intensive, me "C" zona ekstensive, me "M" merkatat dhe me "S" shkollat. Këtu jepen prerjet e të gjitha rrugëve kryesore, si dhe tipet e rrugëve, si psh “a”, “bb”, “cc”, etj. Për gjatë rrugëve kryesore në përgjithësi përcaktohet të ndërtohen godina 4-5 kate, të vazhduara për gjatë kuartallit ose me ndërprerje, si dhe në nyjet e kryqëzimeve kryesore, ku krijohen edhe sheshe.

- Etapa V Zonimi

Qyteti i Tiranës, do të ketë në këtë plan rregullues karakteristikat e një qyteti park të gjelbëruar, me ndërtime të ulta, dhe realizimi në këtë plan rregullues i zonës intensive me godina të larta, ka qënë i vështirë. Zona intensive përfshin bulevardin me godinat qeveritare, rrugën e “Durrësit”, “Kavajës”, “28 Nëntori” dhe zona përreth tyre, me ndërtime të larta 4-5 kate, në të cilat do të ketë zyra, dyqane, banka, në shërbim të qytetarëve. Zonimi do të shërbejë edhe për të rregulluar kufijtë e densitetit të banimit në relacion me pronësinë e tokës, egzigjencat estetike e praktike të këtyre godinave. 

Në hartën e zonimit, zona intensive zë 110 ha dhe mban një popullsi prej 33 000 banorë, me një d = 300 banorë/ha, zona semintensive zë 280 ha me popullsi 56 000 banorë, me një d = 200 b/ha, dhe zona ekstensive zë 550 ha me popullsi 44 000 banorë dhe d = 80 banorë/ha. Kjo zonë shtrihet në pjesën J dhe L të qytetit.

- Etapa VI Trafiku

Në skemën e trafikut hyjnë :

  • Unaza e madhe ; që pret të gjitha rrugët radiale dhe ka gjatësi 8,11 km, kjo unazë ka seksion në 2 kalime me gjerësi fatale 33 m në zonën VL dhe VP kurse në pjesën JP dhe J 42 m, me një kalim dhe gjelberim nga të dy anët. Traseja e kësaj unaze është afërsisht e barabartë me unazën e sotme.
  • Penetrimi në qytet nëpërmjet rrugëve radiale.
  • Unaza e dytë, që kalon nga rruga "General Pariani".
  • Bulevardi aksi V-1.
  • Rruga “Musolini” dhe Lana L-P.
  • Rruga "Rexhina Elena" që është afërsisht paralel me bulevardin e vazhdon me rrugën e “Elbasanit”, në piken e bashkimit me të cilën krijohet një park. Me qënë se rruga e “Durrësit” dhe e “Kavajës” derdheshin në shesh në të njëjtën pikë u bë spostimi i rrugës “Durrësit” ne V të godinës së bashkisë, si vazhdim i rrugës së “Dibrës”.

- Etapa VIII Qëndra e qytetit

Sheshi '"Skëndërbeg" ka pësuar transformim të madh për gjatë viteve. Me 1936 sheshi ishte projektuar si shesh gjatësor me dy krabët rrethore dhe me 4 godina në pjesën V të tij, ku vetëm njëra prej të cilave u realizua. Me 1940 sheshi ngushtohet duke krijuar një lulishte në mes. Në qëndër të qytetit parashikohet teatri, posta, banka kombëtare, zyra, bashkia, etj.

- Etapa IX

Në këtë plan rregullues jepen edhe kondicionet urbanistike të godinave të bulevardit të madh, prerjet e rrugëve që dalin në sheshin "Skëndërbeg", plani i varrezave, etj.

Plani rregullues i 1957

Ky plan rregullues u hartua mbi bazën e gjendjes ekzistuese të rrjetit rrugor, si dhe shtimit e përmirësimit të tij. Me 1957 kishim 14, I km rrugë. Ky plan i jepte qytetit një shtrirje në kufijtë e unazës së sotme. Ky plan parashikonte realizimin e 73,5 km rrugë, sistemi i rrugëve është radial-unazor me dy unaza, një të jashtme e një të brendshme.

Realizimi i planit rregullues të 1957

Unaza e jashtme prej 7,5 km përfundoi më 1965, u ndërtuan dy rrugët e lanës dhe u përmirësuan rrugët kryesore, si ajo e "Kavajës", “Durrësit", "Miqesia", etj. Shtrirja e qytetit në drejtim LP ka diktuar zgjatjen e rrugëve radiale. Nuk u realizua një pjesë e unazës së jashtme, nga rruga "Labinoti" deri tek bulevardi i madh, e cila u studiua me nënkalime, kurse traseja e saj nga lira e fundit e lanës deri tek rruga "Labinoti" u ruajt për ndërtimin e saj në një kohë të mëvonshme.

Plani rregullues i vitit 1990

Më 1985, Tirana shtrihej në I 540 ha. Arteriet kryesore ngelen ato të planit rregullues të 1957. Me ndërtimin e Muzeut Historik Kombëtar u bënë ndryshime të rëndësishme në sheshin "Skëndebej", rruga "Ded Gjon Luli" prapa tij së bashku me rrugën e ‘Barrikadave’ tashmë të zgjeruar prej 21 m gjerësi, dhe trotuare 6-10 m, janë pjesë e unazës më të vogël të qytetit rreth qendrës. Në qendër dendësia e rrugës është = 5 deri 5,3 km/km2, më e madhe se norma, e cila është 2,5-4 km/km2. Në periferi dëndësia = 1,7-1,8 km/km2, për arsye të mos zbatimit të p1anit rregullues është më e vogël se norma.

Plani rregullues i v.1990 ka patur si qëllim të shfrytëzoje rrjetin rrugor ekzistues dhe t'ja përshtasë nevojave në rritje të qytetit në perspektivë. Skemat që paraqesin zgjidhjet e propozuara janë vazhdimësi logjike e teknike e këtij rrjeti ekzistues. Me 1957 qyteti mendohej të shtrihej në kufijtë e unazës së sotme, ndërsa me 1990 sip. e parashikuar u tejkalua 3 herë, por rrjeti rrugor mbeti prapa, u zgjatën vetëm rruget radiale.

Skema e rrjetit rrugor

Sistemi rrugor është radial-unazor.

  • Si bosht bazë është konsideruar zgjatimi në veri i bulevardit "Dëshmorët e Kombit", i cili me një kthesë në P takohet me rrugën e F.Krujës dhe aty bëhet shkëputja 1 krah lidhet me autostradën, kurse degëzimi tjetër përfundon në Rinas. Kjo do jetë dhe hyrja kryesore për në qytet, shpejtësia e lëvizjes do jetë 100 km/ore. Kryqëzimi me rrugët kryesore do të realizohet me mbi ose nënkalime.
  • Zgjatimi i rrugëve radiale.
  • Rrugë e re radiale tek fakulteti i ndërtimit.
  • Rrugë e re radiale “Don Bosko”.
  • Zgjatimi i rrugës "5 Maji". .
  • Unaza e re e jashtme.
  • Zgjatja e lanës në P e L ,deri në Shkozë me 2 rrugë, nga Shkoza deri tek autotraktorët vetëm një rrugë.
  • Gjysmë unaza, midis unazës së re dhe asaj ekzistuese. Unaza e madhe është parashikuar me 6 vija lëvizjeje, kurse unazat e tjera me 4 vija lëvizjeje.

Kryqëzimet e unazave me hekurudhën do të realizohen me mbi e nënkalime, kurse me rrugët me shpejtësi më të vogël, do të bëhen me lëvizje rrethore.

^ Back to Top