Pse te publikoni tek ne

Ne premtojme qe do te shesim pronën tuaj me çmimin më të mirë të mundshem brenda një afati kohor të caktuar, duke përdorur aftësitë tona negociuese, nivelet e larta të shërbimit per klientin dhe burimet e plota për të marrë rezultatet qe ju synoni!

Marketingu i pronës suaj me një agjent profesional te pasurive të patundshme sjell rezultatin qe ju synoni!

IMMOKONTAKT eshte ne dispozicionin e shitësit për të diskutuar strategjine më të mirë të marketingut për pronën tuaj me qellim qe të arrijë çmimin optimal.

  • Ne trajtojme cdo pronë individuale jo si një statistikë e tregut të pronës.
  • Ne e njohim potencialin e kerkesave te bleresve tane, kështu që ne nuk presim që ata te na gjejne por i gjejme vete ata.
  • Ne monitorojme shitjen e shtëpisë tuaj nga fillimi në fund për të siguruar një transaksion pa stres për të gjithë të interesuarit.
  • Ne jemi krenare per shërbimet tona efikase dhe profesionale.

VLERAT THEMELORE

Zgjidhjet tona bazohen në praktikat më të mira globale dhe në njohuritë e tregut lokal, duke i kthyer në përfitime të prekshme për klientët dhe partnerët tanë. Proceset tona për klientët janë të standardeve më të larta me qellim arritjen e suksesit.

Sherbimi, Ekspertiza, Komuniteti, Argetimi. Këto janë vlerat që ne na udhëheqin ne punën tonë. Ato reflektojnë kush jemi ne dhe cilësinë e marrëdhënieve dhe ndërveprimeve tona. Gjithmonë do të hedhim një hap ekstra për klientët tanë!

Shërbimi

Ne krijojmë përvoja të paharrueshme pozitive, duke tejkaluar pritjet. Integriteti, etika dhe ndjeshmëria janë udhëzuesit tanë në çdo bashkëveprim dhe përcaktojnë atë shërbim që ju nevojitet klientëve.

Ekspertiza

Ne jemi krenarë për krijimin dhe ndarjen e ekspertizës për të sjellë sukses për klientët tanë. Pasioni ynë për zgjerimin njohurive tona bazë në menyrë të vazhdueshme, na mundëson që të kemi një pamje të freskët dhe me imagjinatë për çdo gjë që bëjmë.

Komuniteti

Ne jemi shumë të angazhuar me komunitetet tona, me ndërtimin e praktikave të qëndrueshme të biznesit, mjediseve dhe vendeve të punës. Ne tregojmë dhembshuri për njerëzit në nevojë, respektojmë e vlerësojme dallimet e njëri-tjetrit dhe individualitetin e tyre.

Argëtimi

Ne jemi serioze në lidhje me punën tonë por vlerësojmë një ambient optimist, energjik dhe dinamik të punës. Jemi të suksesshëm, sepse ne e pëlqejmë atë që bëjmë.

^ Back to Top