Ngjyrat e duhura per ambjentet e shtepise suaj

Ngjyrat për dhomën e ngrënies
Kur ju duhet të zgjidhni ngjyrat për dhomën e ngrënies, tonet e tokës janë zgjeshja e shumë njerëzve. Këto ngjyra, jo vetëm transmetojnë ngrohtësi, por janë dhe shumë të gjithanshme. Nëse do të përdornim psikologjinë e njyrave, ngjyrat si e kuqja dhe portokallia mendohet të jenë stimuluese dhe thuhet se rrisin oreksin e një personi. Nga një këndvështrim tjetër, bluja mendohet t’jua heqë oreksin, dhe për këtë arsye nuk këshillohet si zgjedhje për dhomën e ngrënies.

Peshqirët dhe banja

Është shumë e rëndësishme që çdo gjë që gjendet në banjë të jetë e dizenjuar bukur dhe e vendosur mirë në vendin që i takon. Kur hapësira e vogël në të cilën gjenden shumë detaje është edhe e çrregullt aty krijohet kaos. Ajo prej së cilës mund të filloni me rastin e rregullimit të banjës suaj janë peshqirët.

Peshqirët dhe banja
Peshqirët dhe banja
Peshqirët dhe banja
Tags: 

Tirana, si duhet rikompozuar?

 

Tirana, si duhet rikompozuar?
Tirana, si duhet rikompozuar?
Tirana, si duhet rikompozuar?

"Indeksi i lirive ekonomike”, Shqipëria e 57-ta në botë. Si vlerësohet qeveria, ligji, bizneset e tregtia

Edhe pse është rritur me 1.1 pikë, përshkrimi që i bën raporti i Heritage, “Indeksi i lirive ekonomike”, çështjes së pronave, është dëshpërues. Shqipëria vlerësohet se ka fituar pikë në pengesat që krijon korrupsioni në biznes dhe lehtësinë për të bërë biznes, por vlerësohet shumë keq në çështjen e pronësisë. Në total, nga 179 vende renditet e 57-ta, me një përmirësim prej 17 vendesh. Në total, liritë ekonomike në vend vlerësohen me 65.1 pikë, nga 64 që vlerësoheshin një vit më parë. Mesatarja e të gjithë botës është 59.5 pikë, ndërsa e rajonit 66.1 pikë. Shqipëria një vit më parë renditej në vendin e 70-të në botë.

Tags: 

Shqipëria në Qendër të Vëmendjes për Investim.

Shqipëria ndodhet në jug-perëndim të Europës, në gadishullin e Ballkanit duke u kufizuar në jug me Greqinë, në lindje me Maqedoninë e Kosovën, në veri me Malin e Zi e në perëndim me detin Adriatik e Jon. Ajo ka një sipërfaqe prej 28.748 km2 nga ku 1.350 km2 janë ujore dhe 27.398 km2 tokë. Shqipëria ka një popullsi prej rreth 3.544.841 banorë me një rritje popullsie prej 1.06% në vit. Vendi ynë ka një vijë bregdetare prej 362 km përgjatë detit Adriatik e detit Jon. Kryeqyteti i Shqipërisë është Tirana, e cila është qendra kryesore urbane e vendit, ndërsa qytete të tjera kryesore janë: Durrësi, Shkodra, Korca, Fieri, Vlora, Saranda, etj..

Tags: 

Vendimi Komisioni i Ekonomise shtyn afatin e bonove te privatizimit

 

Komisioni parlamentar i Ekonomisë vendosi sot shtyrjen e afatit për bonot e privatizimit. Kështu, një lajm i mirë erdhi sot për të gjithë ata që kanë bono privatiizmi, pasi afati i tyre styhet deri në vitin 2013.

Komisioni i Ekonomisë e shtyu këtë afat edhe 2 vjet të tjera vetëm më votat e deputetëve të mazhorancës, ndërsa pala opozitare nuk mori pjesë në votim. Sipas përfaqësues të ministrisë së Financave, ky afat shtyhet me qëllim përdorimin e mëtejshëm të këtyre instrumentave financiarë që gjendën në duart e individëve.

Tags: 

Banka Shqiperise: Kreditë e këqija arritën 19 për qind

 

Kreditë e këqija në muajin tetor kanë kapur nivelin rreth 19 për qind. Në raportin statistikor të Bankës së Shqipërisë reflektohet edhe niveli i kredive me probleme të ndara sipas disa kategorive. Kështu, pjesa më e madhe e kredive janë hua nënstandarte në nivelin 8.77 për qind, huat e dyshimta zënë 4.15 për qind të totalit të kredive të dhëna nga sektori bankar, ndërkohë që huat e humbura vlerësohen të jenë në nivelin 5.11 për qind.

Shqipëri, bien interesat e kredive

Kriza nuk është e thënë të ketë vetëm pasoja negative. Në fakt, ftohja e kërkesës për kredi nga bizneset dhe veçanërisht nga individët gjatë vitit të kaluar, sollën rënie të mëtejshme të interesit mesatar të kredive të akorduara nga sistemi bankar.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë si dhe ato të raportuara nga Shoqata e Bankave, tregojnë se interesat e kredive të dhëna, si për euron ashtu edhe për lekun, qenë më të ulëta gjatë vitit të kaluar dhe shënuan një rekord minimal shumëvjeçar.

Tags: 

Çfarë është kredia hipotekore?

 

Kredia Hipotekore është linjë krediti që jepet nga Institucionet Financiare (bankat) në mënyrë që huamarrësit t'i perdorin ato për të blerë një shtëpi ose ndërtimi i një prone të destinuar për banim.

Tags: 

Shtëpi për 959 familje të pastreha në vitin 2012

Politikat e strehimit,: 100 apartamente me kredi dhe 859 banesa sociale me qira.

Pritet që qeveria gjatë këtij viti të sigurojë strehim për disa qindra familje, të cilat nuk kanë një banesë. Kjo do të bëhet përmes dy programeve që tashmë kanë kohë që po zbatohen, siç janë banesat sociale me qira dhe banesat me kosto të ulët. Ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi, në daljen publike para mediave për përmbledhjen e arritjeve të vitit të kaluar dhe objektivat e vitit 2012, dha detaje edhe mbi politikat e strehimit, duke detajuar me shifra. Ministri theksoi se gjatë vitit 2012 objektiv i Ministrisë do të jetë “sigurimi i strehimit të 959 familjeve, 859 familje nëpërmjet vënies në eficiencë të banesave sociale me qira të ndërtuara në 7 bashki dhe 100 familje të tjera nëpërmjet programit të kreditimit të lehtësuar”.

Pages

^ Back to Top