Tatimet dhe taksat gjate transaksioneve te pasurive te paluajtshme

Informacione financiare

Tatimet dhe taksat gjate transaksioneve te pasurive te paluajtshme

INDIVIDET qe shesin pasuri te paluajtshme paguajnë tatim mbi te ardhurat nga shitja ne këtë mënyrë:

Individet, per kalimin e te drejtes se pronesise mbi pasurite e paluajtshme, toke, ndertesa, tatohen me 10 perqind te fitimeve kapitale te realizuara, pra me diferencen midis vleres se shitjes dhe vleres se blerjes se pasurise. Ne percaktimin e vleres se shitjes, çmimi i shitjes per meter katror nuk duhet te jete me i ulet se çmimi minimal fiskal i percaktuar sipas zonave te Tiranes ne tabelen bashkangjitur.

Per rastet e dhurimit te pasurise se paluajtshme, tatimi do te percaktohet nga persona te licensuar per vleresimin e pasurive te paluajtshme dhe çmimi per meter katror nuk duhet te jete me i ulet se çmimi minimal fiskal i percaktuar sipas zonave te Tiranes ne tabelen bashkangjitur.

Kur individet kalojne pronesine per here te dyte e ne vazhdim, per efekt te llogarise se fitimit kapital te realizuar, do te merret diferenca midis vleres se shitjes dhe vleres se blerjes se percaktuar ne kontraten paraardhese.

Ne rastet kur kemi shkembim te se drejtes se pronesise mbi token, me te drejten e pronesise mbi sipërfaqen e ndertimit, nuk zbatohet tatimi mbi kalimin e se drejtes se pronesise. Ne kete rast do te veprohet sipas përcaktimit ligjor te dhene ne paragrafin e dyte te nenit 4 te Ligjit Nr 9716, date 16.04.2007.

Ne rastin e kalimit te se drejtes se pronesise mbi token, per efekt te përcaktimit te tatimit mbi te ardhurat per kalim pronësie, çmimet minimale fiskale do te jene ato te përcaktuara ne Vendimet e Këshillit te Ministrave, VKM nr. 816, date 20.12.2006, VKM nr. 555, date 29.08.2007, VKM nr. 653, date 29.09.2007

Zonat

Kosto minimale fiskale lek/m²

Çmimi minimal fiskal lek/m²

1

1/1

30.000

58.900

 

1/2

30.000

57.660

2

2/1

45.000

150.040

 

2/2

30.000

97.340

 

2/3

30.000

83.700

 

2/4

30.000

57.660

3

3/1

30.000

58.900

 

3/2

30.000

57.660

4

4/1

30.000

58.900

 

4/2

30.000

57.660

5

5/1

45.000

148.800

 

5/2

30.000

101.060

 

5/3

30.000

58.900

 

5/4

30.000

57.660

6

6

30.000

58.900

7

7/1

30.000

86.180

 

7/2

30.000

87.792

 

7/3

30.000

57.660

 

7/4

30.000

57.660

8

8/1

30.000

83.824

 

8/2

30.000

58.900

 

8/3

30.000

57.660

9

9/1

30.000

97.960

 

9/2

30.000

83.824

 

9/3

30.000

57.660

10

10/1

30.000

97.340

 

10/2

30.000

98.580

 

10/3

30.000

83.824

11

11/1

30.000

62.000

 

11/2

30.000

58.900

 

11/3

30.000

57.660

 

^ Back to Top